Ditët e Robert Levandovskit si futbollist i Bajern Munihut janë të numëruara, pasi që polaku është shprehur publikisht se dëshiron që të largohet nga Gjermania, ndërsa sot ka arritur një ofertë zyrtare për transferimin e tij nga adresa e gjigantit bavarez, te skuadra e Barcelonës.
Jozyrtarisht, polaku tashmë ka një marrëveshje të përgjithshme me katalanasit, të cilët tashmë duhet të bien dakord për kushtet e transferimit me skuadrën nga Munihu, duke qenë se futbollisti ka edhe një vit të kontratës me skipin bavarez.
Drejtuesit e Barcelonës kanë dërguar një kërkesë për dëmshpërblim në shumën prej 32 milionë euro, që është afër shumës që kërkon Bajerni, që është 35 milionë euro.