I lindur në vitin 1987 në fshatin Novo Sellë të komunës së Zhelinës, Emir Sulejmani shkollimin e mesëm e mbaron në gjimnazin Kiril Pejçinoviq derisa studimet në drejtimin juridik pranë Universitetit të Tetovës kurse ato pasdiplomike në Universitetin Europian në Shkup në Fakukltetin e shkencave juridike.
Për aftësitë profesionale tashmë mund të flasim lirë se Sulejmani është i çertifikuar për jurisprudencë nga ministria e Drejtësisë dhe i çertifikuar për udhëheqës në administratë nga ministria e Administratës dhe shoqërisë informatike.
Krahas biznesit privat që po drejton nga viti 2007, Emir Sulejmani ka qenë Këshilltar i posaçëm i Zëvendës kryeministrit në periudhën 2017-2019.
Është anëtar i BDI-së nga viti 2005 dhe anëtar shtabi komunal në disa cikle zgjedhore dhe njohës i mirë i gjuhës angleze.
Emir Sulejmani garon për kryetar dege në Zhelinë pas Thirrjes publike nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
Të nderuar anëtarë të BDI-se, të dashur simpatizant dhe qytetarë. Sot edhe publikisht po ndaj me ju vendimin për dorëzimin e kandidaturës time për Kryetar Dege ne Komunën e Zhelinës. Të fitosh të gjithë ciklet zgjedhore 20 vite me radhë, të avansosh çështjen shqiptare dhe të jesh gardian i saj duke u ballafaquar dhe tejkaluar të gjithë pengesat s’ka si të quhet ndryshe përveç se doktrinë e Ali Ahmetit.
Kjo dhe zëri i strukturës më inkurajuan që të marë përgjegjësi dhe të jap kontributin tim duke besuar në vlerat që prodhon dhe promovon BDI vite me radhë. Andaj, kërkoj mbështetjen tuaj në këtë sfidë që ti bashkohemi kësaj doktrine për t’i vazhduar fitoret e së ardhmes. Këtë kandidaturë ja dedikoj çdo anëtari dhe simpatizanti të BDI-së, në veçanti rinisë, gjeneratë e cila u lind dhe po ritet me BDI-në. Uroj të kemi shumë shëndet dhe të punojmë të bashkuar sepse vetëm të bashkuar mund të korim suksese. Na priftë e mbara.