Volf: Nuk presim ndonjë befasi, synojmë të ulim dëmet


Skuadra e “Mercedes”-it u rikthyer protagoniste në botërorin e Formula 1, duke konkurruar me rivalët në garën e fundit në Spanjë. Gjithsesi, Toto Volf, drejtori sportiv i makinës gjermane, është me këmbë në tokë dhe në pistën qytetase të Montekarlo nuk pret ndonjë rikthim të madh.

“Gara e Spanjë sishte entuziaste për ne dhe mësuam shumë gjëra. Jemi ende duke mësuar dhe njohur më mirë makinën tonë. Po luftojmë me Ferrari e Red Bull dhe kjo është pozitive për ne. Por nuk kemi shumë kohë për t’u gëzuar, pasi sot do të zbresim sërish në pistë”, tha Volff.

 

“Gara e Montekarlo është unike dhe shumë impenjative, që kërkon më së shumti përqendrimin e pilotëve në çdo xhiro. Kjo nuk ka qenë një pistë e dashur për ne dhe kthesat që kalohen me shpejtësi të vogël nuk janë pika jonë e fortë. Ndaj, nuk presim ndonjë surprizë, por do të synojmë të minimizojmë dëmet”, tha Volff.