Nga Teuta është larguar një tjetër lojtarë pas Sebino Plakut. Bëhet fjalë për Bllagoja Todorovski, i cili tashmë zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e durrsakëve. 36-vjeçari largohet nga “djemtë e detit” pas 3 sezonesh, teksa me ta ka fituar 4 trofe, pasi ngriti lart dy herë trofeun e Superkupës, një herë Kupën dhe një titull kampion.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke falënderuar edhe Teutën për mundësinë e dhënë.
“Një falenderim i madh për Teutën, presidentin dhe cilindo që ka qenë pjesë e imja për tre vite që kam luajtur këtu. Dua ta mbyll sezonin me këto fjalë, ndaj i uroj të gjithëve fat për të ardhmen”, shkruan Todorovski.