Sot në zyrat e Institutit e Mjekësisë së Punës u bë kontrollimi i nënpunësve fetarë të myftinisë së Shkupit, më posht e kemi edhe statusin e plotë në Facebook!
“Myftinia e Shkupit, sot, 30 maj 2022, në Institutin e Mjekësisë së Punës nis me kontrollimin sistematik mjekësor të të gjithë nëpunësve fetarë; hatibëve, imamëve, muezinëve, mualimëve, mualimeve dhe stafit operativ.
Me këtë ne synojmë për një mirëqenie më të mirë shëndetësore të nëpunësve tanë, kemi për qëllim ngritjen e performancës dhe efikasitetit të kryerjes së detyrës ku përmes kontrollimit sistematik shëndetësor do të arrihet ekzaminimi mjekësor, kryerja e gjitha analizave dhe kontrolleve mjekësore, sipas kritereve mjekësore të përcaktuara nga Instituti i Mjekësisë së Punës.
Këtij aktiviteti të suksesshëm i ka paraprirë një marrëveshje bashkëpunimi të realizuar në mes Myftinisë së Shkupit dhe e Institutit të Mjekësisë së Punës, me ç’rast falenderoj përzemërsisht drejtorin z. Aziz Maksuti dhe gjithë personelin mjekësor për mirëpritjen dhe kujdesin.”