Fatmir Limani më i fortë se Arjanit Hoxha

Fatmir Limani ka mposhtur Arjanit Hoxhën për zgjedhjen si nënkryetar partie Lëvizjen Besa. Duket se Bilall Kasami më shumë preferon të sapo inkuadruarin në parti z. Limani sesa bashkëthemeluesin e partisë, Arjanit Hoxha.

Sot, me datë 31.05.2022, kryesia qendrore e Lëvizjes BESA mbajti mbledhjen e saj tëparëku u zgjodhënorganet e partisë duk e filluarnganënkryetarët, sekretarin gjeneral si dhe zëdhënësin e partise. Me shumicë votash kryesia qendrore për nënkryetar zgjodhi, Fatmir Limanin, Blerim Sejdiun dhe Besa Kadriun. Po ashtu, sekretar gjeneral u zgjodh Abdush Demiri, ndërsa zëdhënës i partisë u zgjodh Faruk Avdiu.

Gjithashtu, në këtë mbledhje u diskutua edhe mbi situatën politike në vend dhe se cilat veprime duhet të merren më tej. Lëvizja BESA konsideron se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë opsioni i duhur pasi qeveria aktuale nuk ka kredibilitet për të udhëhequr me të ardhmen e vendit dhe se vendi duhet të shkoj sa më parë në zgjedhje parlamentare.