Grubi në SEFF: Parashikueshmëria ndërton besim dhe siguri në shoqëri

Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi në konferencën me temë “Përtej krizës…“Indikatorët për rritje të qëndrueshme”, tha se dy vitet e para të sajë, përcillen nga udhëkryqe. Ai tha se udhëkryqi i parë i kësaj conference ka qenë Covid-19 dhe i dyti është agresioni mbi Ukrainën.

“Fillimisht ai i pandemisë Covid dhe pasojave të saj dhe aktualisht ai nga marrëzia njerëzore që quhet luftë, luftë në vitin 2022, në shekullin 21, në Europë, ku rolon kryesor e ka Putini i cili është një shekull vonë me axhendën e tij dhe në një botë larg vlerave të njerëzimit dhe qytetërimit. Vitin e kaluar në këtë konferencë fola mbi rreziqet e korrupsionit për zhvillimin e një shoqërie, e njëjta vlen edhe sot, asgjë nuk ka ndryshuar!”, tha Grubi.

Ai shtoi se megjithatë, sot do të flaës për “parashikueshmërinë.

“Duke u përgatitur për konferencë, lexova diçka interesante. Dikush ka thënë se cilido që ka parë një veturë kabrio duke kaluar nëpër një stuhi shiu, e kupton rëndësinë e parashikimit të motit. Sigurisht, një parashikim që në fakt është i saktë dhe i besueshëm”, shtoi Grubi.

Deklaroi se Politika, Ekonomia, Shoqëritë, si sistemet e motit, janë komplekse.

“Prandaj, të dashur e të respektuar, parashikueshmëria është e rëndësishme! Parashikueshmëria ndërton besim dhe siguri në shoqëri, politikë dhe ekonomi”, tha mes tjerash zëvendëskryeministri i parë.