UEFA shpall yllin e Realit si më të mirin e Ligës së Kampionëve


Pasi e publikoi formacionin më të mirë të edicionit 2021/22 të Ligës së Kampionëve, UEFA tani ka shpallur edhe lojtarin më të mirë të këtij kompeticioni.

Me Real Madridin që doli fitues i kësaj gare duke e mposhtur Liverpoolin në finale me rezultat 1-0, edhe lojtari më i mirë vjen po nga kjo skuadër.

Është francezi Karim Benzema ai që e ka fituar këtë çmim pwr shkak të formës së tij të lartë me skuadrën e Carlo Ancelottit.

Nga po e njëjta skuadër është përzgjedhur edhe lojtari më i mirë i ri i Ligës së Kmapionëve dhe ai është Vinicius Jr.