Bebe Rexha endet me bikini në asfalt, merr vëmendjen me linjat e bujshme të trupit


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë gjithnjë e hapur sa i përket promovimit të pozitivitetit të trupit.

Megjithëse është kritikuar shpesh për peshën, ajo prapëseprapë ka treguar se nuk ia ndjen për atë se çfarë të tjerët thonë dhe se vazhdon ta dojë veten ashtu siç është.

E një gjë të tillë, 32-vjeçarja e tregoi edhe në videon e fundit që ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social TikTok.

Foto: Bebe Rexha/TikTok

Ajo publikoi për 7.3 milionë ndjekësit e saj në këtë rrjet social një video, ku shfaqej me bikini njëpjesëshe, teksa endet në rrugës.

Rexha tregon me krenari format e saj të bujshme të trupit në bikini me material leopardi, teksa vë në pah vithet dhe gjoksin e saj atraktiv.

@beberexha Where are my fellow mid size queens at @adoreme ♬ We Not Humping – Remix – Monaleo & Flo Milli

Kujtojmë që rreth tri vite më parë, Bebe Rexha ishte refuzuar nga të gjitha shtëpitë e modës, për t’ia dizajnuar fustanin e saj për në “Grammy Awards 2019”, pikërisht për shkak të përmasave të saj trupore.

Ajo në një videos mes lotësh të publikuar në rrjetet sociale, kishte rrëfyer se sa keq ndjehej në atë kohë, pasi atë vit kishte marrë për herë të parë nominimin e shumëdëshiruar gjatë karrierës për dy çmime “Grammy”.

Foto: Bebe Rexha/TikTok

Këngëtarja shqiptare ishte nominuar për çmimet “Artistja e re më e mirë” dhe “Performanca më e mirë duo/grup e zhanrit country”, por që fatkeqësisht nuk kishte fituar asnjërin prej këtyre çmimeve. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/TikTok