Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka marrë pjesë në organizimin e SHVL UÇK-së, në vazhdën e aktiviteteve të cilat po zhvillohen për 20 vjetorin e BDI-së.
Në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e 20 vjetorit të BDI-së realizova sot një takim me më të merituarit e rrugëtimit tonë të arritjeve kombëtare, me familjet e dëshmorëve dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, që bashkë të nderojmë e të kujtojmë bijtë e bijat që ranë për liri dhe veprimtarinë kombëtare për dinjitet e identitet kombëtar.
Me po të njejtin ideal në mendje e zemër me të cilin ata u edukuan në këto familje atdhetare, e themeluam atë që kemi sot, vatrën kombëtare të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në vazhdimësi për këto 20 vite jemi angazhuar për jetësimin e amaneteve, që të vijë kjo ditë të lirë të festojmë e të punojmë për përparimin e kombit.
Përkujdesi dhe mbështetja ime dhe e BDI-së për familjet e dëshmorëve që tashmë i kemi pjesë të institucioneve të vendit është mision i përjetshëm nga i cili nuk do të heq dorë kurrë.