Intervista 20 vjet BDI/Ahmeti: Atë që arritëm me luftë, realizuam me mençuri në paqe

-

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë dedikuar shënimit të 20 vjetorit të themelimit të partisë që ai udhëheq ka deklaruar se dy dekadat fundit kanë qenë dekada të përgjegjësisë politike, diplomatike, strategjike, gjeopolitike dhe që ai bashkë me ekipin e tij është dashur të ketë kujdes që të dominonte racionalja dhe jo emocionalja, të dominonte arsyeja e fortë që ajo që ishte arritur me luftë, të realizohej me mençuri në paçe.

Duke pasur parasysh se aktiviteti politik i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti tejkalon 4 dekada veprimtari, gjatë kësaj interviste ai u pyet se cilin dydekadësh do ta kishte zgjedhur, atë nga 1981 gjer më 2001 apo këtë nga 2002 e gjer më sot?

“Dy dekadat e para kanë bërë dy dekadat e dyta. Pa dy dekadat e para nuk do të ishin dy dekadat e dyta dhe ky është një angazhim gjeneratash, është angazhim idealistësh dhe misionarësh. Proceset e mëdha i drejtojnë, i udhëheqin idealistët, misionarët dhe pikërisht në krye të këtyre proceseve apo të dekadave që i lamë pas, mbi shpatulla dhe tërë përgjegjësia ka qenë mbi idealistët apo misionarët. Dy dekadat e para janë dekada të sakrificave të shumta, të shumë të rinjve, të rejave me shumë sakrifica të mëdha, me humbje jetë njerëzish, me vështirësitë nga më të mëdhatë sepse përballë ke pasur një perandori të quajtur Jugosllavi, duhej që kontinuiteti të mos humbet për të pasur suksesin dhe sukses më të madh se sa dy dekadat e para në Europën e vjetër të lind shteti i ri Kosova, unë mendoj që nuk ka të arritur më të madhe për shqiptarët. Do them që edhe dy dekadat e para kanë qenë dekada të dhimbjes, të angazhimit të hekurt të rinisë dhe të rejave pavarësisht çmimit që paguhej aso kohe ne nuk kishim të ndalur. Dekadat e dyta kanë qenë dekada të përgjegjësi politike, diplomatike, strategjike, gjeopolitike dhe është dashur me pas kujdese që të dominonte racionalja dhe jo emocionalja të dominonte arsyeja e fortë që ajo që arritëm me luftë, ta realizojmë me mençuri në paçe”, ka deklaruar Ahmeti.

Lajmet e fundit

Grubi: Koncepti i ri i ndërtimit me Bechtel & Enka është garancë e realizimit cilësor dhe më të shpejtë të Korridoreve 8 dhe 10-D

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ishte i pranishëm sot në vendin prej ky fillon ndërtimi i Korridorit 8. Grubi përmes...

Kendall Jenner merr vëmendjen me fustanin provokues në kuvertën e jahtit në Kanë – Telegrafi

Kendall Jenner bëri një shfaqje mjaft provokuese në një postim të ri në InstaStory të mërkurën. Modelja 27-vjeçare, e...

Heqja e 20 përqindëshit nga Kushtetuta/ Grubi: Do të ndodh kur t’i vijë koha

Nënkryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi, sot ishte pjesëmarrës në fillimin e punimeve për ndërtimin e Korridorit 8,...

Rrustemi: Korridori 8 po ndërtohet me koncept të ri infrastrukturor, më shpejtë dhe me korrektësi maksimale

Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi deklaroi sot nga terreni punues për Korridorin 8 se në...
- Advertisement -

Rruga Tetovë-Prizren/ Rrustemi: Është kryer fizibiliteti dhe zgjedhur traseja, vijojmë me proceset pasuese

Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi nga terreni punues për fillimin e ndërtimit të Korridorit 8,...

Mourinho nuk garanton qëndrimin te Roma

Jose Mourinho ishte totalisht i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë në finalen e Ligës së Evropës ku pësoi disfatë...