Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoni sot janë zot shtëpie, Skënderbeun e kanë në qendër të Shkupit të vjetër

Sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ka folur mbi atë se si shqiptarët tashmë ndihen krenar dhe zot të shtëpisë në vendin e tyre.

Lideri i BDI-së për këtë çështje tha se është krenar për këtë. “Më bën krenar sepse shqiptarët në Maqedoni sot nuk janë qiramarrës por e kanë Skënderbeun në qendër të Shkupit të vjetër.Shqiptarët nuk janë qiramarrës, por kanë dy universitete, një në Tetovë, një në Shkup”, u përgjigj Ahmeti.