Thirrje publike për mbështetje financiare të digjitalizimit të kompanive

Komisioni për mbështetje financiare të proceseve për digjitalizim të kompanive si organ i përbashkët i punës së Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Qeverisë dhe ndërveprimit zviceran Helvetas me filiale në Shkup, shpallën thirrje publike për mbështetje financiare të proceseve për digjitalizimin e kompanive.

Siç informon Oda, me mbështetje financiare në një përqindje të caktuar në implementimin e zgjidhjeve bashkëkohore digjitale – SAP në kompanitë e Maqedonisë, duke ndërtuar konceptin e “Ndërmarrjes inteligjente” (Intelligent Enterprise), zgjidhje të cilat i ndjekin trendet më të reja të kompanive nga të gjitha veprimtaritë dhe janë ndriçues në erën e transformimit digjital, tre partnerët do ta japin kontributin e tyre aktiv dhe fuqishëm do të ndikohet në produktivitetin, në rritjen e efikasitetit, në punësimin dhe efektivitetin në biznes.