Uellsi pret biletën e fundit për “Katar 2022”


Uellsi ia ka dalë që të fitojë minimalisht ndaj Ukrainës në sfidën e “Play-Off” të “Katar 2022”, duke prerë biletën e fundit të Botërorit “Katar 2022”.

Kombëtarja ukrainase nuk ia doli dot ndaj kombëtares së Geret Bejllit, i cili në këtë sfidë ishte vendimtarë, pasi arriti t’i kualifikonte kolegët e tij të Uellsit në Kampionatin Botëror.

Jarmolenko i detyruar nga presioni i Bale e dërgoi topin në portën e tij, duke shokuar kështu gjithë stafin ukrainas, të cilët nuk mundën të gjenin forcat për të dërguar ndeshjen në stesa, pasi deri ne fund te takimit rezultati mbeti i pandryshuar.

Uellsi kështu bëhet skuadra e fundit e cila merr biletën e “Katar 2022”, duke qenë një moment feste në kampin e kombëtares së Bellit, me ukrainasit që i thotë fund “ëndrrës” për “Katar 2022”.