Sot në Ohër do të hapet zyrtarisht Samiti i iniciativës rajonale “Open Balkan”, ku do të marrin pjesë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama, kryeministri i Mali të Zi Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnja dhe Hercegovina, Zoran Tegeltija.
Të pranishëm në këtë Samit do të jenë edhe Ambasadori Amerikan në Beograd, z. Chris Hill, por edhe përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar dhe komisioneri për zgjerim i BE-së, z. Oliver Varhelji.
Edhe përkundër pranisë së personaliteteve eminent nga Bashkimi Europian dhe SHBA që mbështesin këtë iniciativë, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela vazhdon me avazin e vjetër duke e cilësuar Samitin “Open Balkan” si projekt rus.
Përndryshe, sot në këtë Samit do të nënshkruhen memorandume dhe marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi në sferën e kulturës, arsimit dhe turizmit.