Bekteshi: vetëm me bashkëpunim të vendeve, krizat janë më të lehta për t’u tejkaluar

 

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi gjatë samitit të Ballkanit të Hapur në Ohër, sot para të pranishmive ka theksuar se vetëm me bashkëpunim të ndërsjelltë të vendeve, të gjitha krizat janë më të lehta për t’u tejkaluar, së bashku zgjidhen edhe problemet dhe sfidat, bashkërisht përgatiten strategjitë për rritje dhe zhvillim.
“Prandaj, iniciativa Ballkani i Hapur, tregoi në këto momente të vështira të ekonomisë se si asnjëherë më parë Republika e Maqedonisë së Veriut, Shqipëria dhe Serbia i tejkaluan të gjitha pritjet përmes bashkëpunimit”ka thënë Bekteshi.
Gjithashtu, ministri Bekteshi është shprehur se gjithmonë do ti mbështesin iniciativat rajonale dhe do ti promovojnë vendet e Ballkanit Perëndimor sikurse promovojmë destinacionet tona turistike. “Jam i bindur që këtë e ndajnë edhe Serbia dhe Shqipëria, e pse jo edhe Kosova në të ardhmen. Vetëm kështu mund të ndihmojmë zhvillimin e vendeve tona” tha ministri Bekteshi në samitin e Ballkanit të Hapur.