Luka Modriç, edhe një sezon te “Los Blancos”


Skuadra e Real Madridit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin kroat, Luka Modric, për të vazhduar kontratën edhe për një sezon tjetër. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit është komunikuar se Modriç, ashtu edhe siç pritej do të vazhdoi të qëndroj tek ‘Los Blancos’ të paktën edhe për një sezon.

Modriç, sezonin e kaluar me Real Madridin, arriti që të shënojë dy gola dhe regjistroi edhe 12 asistime në 45 paraqitje të tij në të gjitha garat, duke qenë kështu një ndër lojtarët më meritor që ‘Los Blancos’ në fund triumfuan në Ligën e Kampionëve dhe La Liga.

Kujtojmë se 36-vjeçari ishte transferuar në vitin 2012 nga Totenham Hotspur për shumën e 30 milionë funteve, kurse që nga ajo kohë është paraqitur 436 takime. /gazetametro.net