Asllani autokritikë: Nuk kam bërë ndeshje të mirë


Shqipëria u mposhtë 2:1 nga Izraeli, në ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve. Fillimisht ishin në avantazh, por ju mungoi përqendrimi gjatë pjesës së dytë dhe u ndëshkuan me dy gola. E pas ndeshjes ishte Asllani që tha se nuk kishte pasur paraqitje të mirë në këtë takim.

“Nuk kam bërë një ndeshje të mirë. Nuk kisha shumë hapësirë, sepse kam pasur një dhimbje në shpinë. Trajneri zgjodhi kështu, por s’ka gjë. Duhet të punojmë nga ana mentale. Do të shikojmë gabimet me trajnerit dhe do të përmirësohemi në ndeshjet e tjera. I zgjedh trajneri këto gjëra. Duhet ta dëgjojmë atë dhe të qëndrojmë të gjithë bashkë”, ishin fjalët e tij.

Asllani luajti vetëm 58` minuta, pasi u zëvendësua nga Ylber Ramadani.