Skuadra e Golden Stejt Uarriors shënoi fitore me rezultat 107-97 ndaj Boston Celtiks, në sfidën e katërt të finales në NBA, duke barazuar në 2-2 serinë finale.
Bostoni, nuk përfitoi nga faktori fushë dhe u detyrua të përulet para Stefon Kerri-t, i cili realizoi 43 pikë e 10 kërcime për miqtë, duke qenë lider në fushë, mbështetur nga Tompson me 18 pikë e Uigins me 17 pikë. Për Boston u dalluan Tatum me 23 pikë dhe Braun me 21 pikë, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.
Kështu, edhe seria e dytë e ndeshjeve nuk ka dhënë asgjë konkrete në lidhje me skuadrën favorite për ta fituar titullin kampion këtë sezon. Ndeshja e pestë finale do të luhet më 13 qershor në fushën e Golden Stejtit edhe pse faktori fushë nuk ka qenë shumë vendimtar deri më tani.