Maqedonia me mungesa përball Gjibraltarit


Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, është gati për sfidën e fundit në muajin qershor në kuadër të Ligës së Kombeve. Kundërshtari i katërt, do të jetë kombëtarja e Gjibraltarit dhe gjithçka përpos fitores, do të ishte një befasi e madhe në futbollin evropian. Trajneri Blagoja Milevski, do të bëj disa ndryshime në formacion, për shkak të lëndimeve dhe lodhjes të disa futbollistëve standard. Në takimin me gazetarët, Milevski konfirmoi se Trajkovski do të mungojë për shkak të lëndimit, në dyshim ende është Elif Elmasi, ndërsa Valon Etemi mund të debutojë në këtë përballje

 

MILEVSKI: KA MUNGESA, ETEMI MUND TË DEBUTOJË

Aleksandar Trajkovski nuk do të jetë në kombinim për shkak të lëndimit. Elif Elmas është nën dyshim.Kemi disa futbollist që për shkak të ftohjes që janë diskutabil . Shumica e futbollistëve për shkak të numrit të madh të ndeshjeve janë të lodhur….Detyra për të gjithë ne është që gjithmonë të jemi në nivel dhe të japim maksimumin në funksion të ekipit që të jemi në nivelin që pritet nga ne.

Kapiteni i Maqedonisë, Enis Bardhi, është i bindur se secili futbollist në terren jep maksimumin dhe e njëjta do të jetë edhe ndaj Gjibraltarit.

 

BARDHI: SECILI FUTBOLLIST JEP MAKSIMUMIN

“Normalisht pas humbjes është atmosfera pak më e ultë, kanë klaue tash dy ditë dhe e kemi analizue lojën dhe duhet të përmirësohemi dhe të shikojmë para se kmei edhe disa ndeshje të tjera , të cilat janë të rëndësishme , sidomos kjo e nesërmja. Kështu që duhet të vazhdojmë dhe të ecim përpara, të ngrejmë kokën lartë dhe të vazhdojmë me rezultate të mira.

 

Përballja Maqedoni-Gjibraltar, do të zhvillohet të dielën, në stadiumin “Todor Proeski”, në orën 18.00.