Ylli i TikTokut, Cooper Noriega ka vdekur në moshën 19-vjeçare.
Noriega u shpall i vdekur në vendngjarje në një parking në Burbank të enjten në mbrëmje (9 qershor), thotë një zëdhënës i ekspertit mjekësor në Los Angeles për People.
Shkaku i vdekjes së tij është shtyrë, që do të thotë se pas autopsisë nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes dhe mjekësia kërkon më shumë hetime.
Foto: Cooper Noriega/Instagram
“Pasi të kthehen analizat/studimet, mjeku vlerëson sërish rastin dhe bën përcaktimin e shkakut të vdekjes”, shtoi zëdhënësi.
Podkasti i Barstool Sports ishte i pari që ndau lajmin në mediat sociale, duke postuar një foto bardh e zi të Noriegas, i cili u shfaq në podkastin e tyre ‘BFFs’’ më 1 qershor.

Foto: Cooper Noriega/Instagram
“U prehsh në paqe Cooper Noriega. Jeta është e brishtë. Shijoje çdo minutë”, thuhej në postimin në Twitter.
Pak para vdekjes së tij, ai postoi një video në TikTok, ku ka mbi 1.7 milion ndjekës, me mbishkrimin, “Kush tjetër mendon se do të vdesë i ri”.
Katër ditë para vdekjes së tij, Noriega njoftoi në mediat sociale se po krijonte një server Discord të dedikuar për të diskutuar shëndetin mendor, të cilit i ftoi ndjekësit e tij të bashkoheshin.

Foto: Cooper Noriega/Instagram
“Nëse jeni vërtet për të nxjerrë jashtë emocionet tuaja, ose çfarëdo tjetër, ejani bashkohuni,” tha ai në një video të TikTok.
“Kam krijuar serverin për shkak të asaj se sa shumë ju dua dhe sa shumë luftoj me të vetë”, kishte thënë ai.
“Do të doja të përdorja ndikimin që më është dhënë për të krijuar një hapësirë të ndërtuar mbi përhapjen e ndërgjegjësimit dhe normalizimin e të folurit për sëmundjet mendore. Një nga gjërat e shumta që kam mësuar ndërsa luftoja me varësinë ishte se rrethimi me njerëz negativë vetëm sa do t’ju rrëzojë”, shkroi ai në një postim të veçantë në Instagram.
Një faqe GoFundMe u krijua për të ndihmuar familjen e tij me shpenzimet e funeralit dhe për të nderuar “ëndrrën e tij për të ndihmuar njerëzit me shëndet mendor dhe varësi”. /Telegrafi/