Shkëndija nis përgatitjet në Slloveni, por ende pa trajner


Skuadra e Shkendija ka filluar përgatitjet në Slloveni, ku do të bëhet gati për sfidat në skenën evropiane dhe atë vendore. Skuadra tetovare do të zhvillojë stërvitje dhe ndeshje miqësore në Slloveni, por është për t’u habitur fakti ende nuk ka emëruar trajnerin e parë.

Artim Shaqiri e drejtoi skuadrën deri në fund të sezonit në Ligën e Parë, ndërsa në fund të sezonit u largua për të kryer punën e drejtorit sportiv.

Kështu nuk dihet se me kë do të punojë dhe stërvitet Shkendija në Slloveni, sepse trajneri i parë është më se i nevojshëm. Njëkohësisht, Shkëndija do t’i përfundojë përgatitjet vetëm me një përforcim të ri. Nga ekipi u larguan disa lojtarë dhe “kuqezinjëve” nga Tetova iu bashkua vetëm Bashkim Velija.

Fokusi i Shkendijës aktualisht është në Ligën e Konferencës së UEFA-s, ku klubi tetovar, në raundin e parë do të jetë bartës i vetëm nga skuadrat e tjera që do të garojnë në skenën evropiane.