Shqipëria rrezikon dënim më të rëndë nga UEFA


Shqipëria u mposht 1-2 me përmbysje nga Izraeli në ndeshjen e e vlefshme për Ligën e Kombeve.Izraelitët vonuan disa herë lojën, ku disa nga lojtarët shtriheshin në fushë njëri pas tjetrit, sa kjo solli edhe acarimin e tifozëve në shkallët e stadiumit.

Në një moment kur po ekzekutohej një goditje këndi, disa tifozë gjuajtën me sende të forta drejt lojtarit izraelit. Menjëherë aty afrohet gjyqtari i takimit që merr një objekt dhe ia çon arbitrit të katërt.

Kështu që, nga raporti që do të bëhet nga delegati i UEFA-s, Shqipëria rrezikon një dënim me gjobë. Hera e fundit ishte në ndeshjen me Poloninë, kur Kombëtarja u dënua dhe luajti ndeshjen me Andorrën pa tifozë.