Adnan Januzaj pritet të largohet nga Real Sosiedadi gjatë kësaj merkatoje, pasi i përfundon kontrata në fund të qershorit. Për 27-vjeçarin kanë shfaqur interes disa skuadra në La Liga, Seria A, por nuk mungon as Premier Liga.
Sipas “Dario de Silva”, Uest Hemi është skuadra e fundit që i është bashkuar garës për lojtarin shqiptarë, teksa trajneri David Mojs kërkon ribashkimin me Januzaj te skuadra angleze.
Real Betis dhe Napoli janë dy skuadrat e tjera që janë serioze për të siguruar shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm dhe për shumë sezone tjera.
Uest Hami do të jetë në Ligën e Konferencës sezonin e ardhshëm, ndërsa Napoli dhe Betis mund të ofrojnë futboll në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.