Vizitën e tij zyrtare në Kiev, kryeministri Edi Rama e ka shfytëzuar për t’i bërë thirrje liderëve të Ukrainës që të njohin Kosovën si një shtet i pavarur. Presidentit ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe homologut të tij, Denys Shmyhal, Rama ua kërkoi në sy që të njohin Kosovën, pasi e meriton.
UKRAINË– Vizitën e tij zyrtare në Kiev, kryeministri Edi Rama e ka shfytëzuar për t’i bërë thirrje liderëve të Ukrainës që të njohin Kosovën si një shtet i pavarur. Presidentit ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe homologut të tij, Denys Shmyhal, Rama ua kërkoi në sy që të njohin Kosovën, pasi e meriton.
Për të argumentuar qëndrimin e tij, Rama tha se pavarësisht se Ukraina nuk e njeh zyrtarisht, Kosova ka marrë të gjitha sanksionet e nevojshme kundër Rusisë, njësoj sot ë gjitha vendet e tjera të Europës.
Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën e thash edhe gjatë konferencës së shtypit, me thash edhe publikisht që ju të konsideroni njohjen pasi ato njerëz e meritojnë e ata realisht dëshmuan diçka të jashtëzakonshme sepse nuk mbeten pengesë e së shkuarës sesi Ukraina u sill aso kohe kur Kosova sulmohej”, shtoi kreu i qeverisë.
Ukraina është mes shteteve që nuk e njohin Kosovën, përfshirë Qipron, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën nga vendet e Bashkimit të Europian. Me këto mesazhe, kreu i qeverisë shqiptare mbylli vizitën e tij gati 1 ditore në Ukrainë. Ai ishte së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ku mes të tjerave dhanë lajmin se vendet e 3 Ballkanit Perëndimor do të rindërtojnë një bllok banesash në Irpin, një nga qytetet më të prekura nga lufta, me shpresën se do t’i bashkohet dhe Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, e Kosova.