Sa do t’i ndihmojë Maqedonisë kriza politike në Bullgari për heqjen e vetos?

-

Maqedonia e Veriut është e angazhuar në arritjen e zgjidhjes me Bullgarinë për çështjet e hapura dhe ende shpreson se do të dëgjojë lajme të mira në Samitin e ardhshëm të qershorit të BE-së edhe krahas asaj që tani për tani nuk ka njoftime të qarta për tërheqjen e vetos nga ana e Sofjes. Në Bullgari, nga ana tjetër, kriza politike pas daljes së “Ekziston një popull i tillë” nga koalicioni qeverisës i kryesuar nga kryeministri Kirill Petkov, ka shkaktuar trazira të reja dhe mundësi për zgjedhje të reja të parakohshme.

Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, sot mbajti takim tet-a-tet me eurokomisarin për zgjerim, Oliver Varheji, ku u bisedua për dialogun me Shkupit dhe Sofjes, për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, situatën në Ukrainë dhe pasojat nga ajo.

“Me interes kyç për të gjithë është ruajtja e stabilitetit në rajon dhe orientimi drejt bashkëpunimit akoma më intensiv mes vendeve kandidate dhe Unionit”, tha në takim zëvendëskryeministri Mariçiq, kumtoi Sekretariati për çështje evropiane.

Mariçiq ka theksuar se është e fuqishme mbështetja dhe përkushtimi i kryesimit francez për arritje të marrëveshjes dhe zhbllokimit të procesit tonë eurointegrues. Njëherit, dhjetë ditë para mbajtjes së samiti të qershorit dhe Konferencës për Ballkanin Perëndimor të kryesimit francez, Mariçiq porositi se nevojitet të shfrytëzohet maksimalisht koha për arritje të zgjidhjes evropiane mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, e cila me lidershipin nga ana e BE-së do t’ia vendosë vulë evropiane të ardhmes së rajonit, kumtuan nga SÇE.

Më herët, Mariçiq ka mbajtur konferencë me përfaqësuesit e Grupit punues të Këshillit të BE-së për Ballkanin Perëndimor/Zgjerim (KOEB/KOELA), me ç’rast ka thënë se nuk duhet ta humbim këtë momentum për fillimin e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut.”Qëllimi ynë strategjik mbetet anëtarësimi në BE, me përkushtim të plotë të reformave të cilat i zbatojmë në atë rrugë për transformimin e shoqërisë në përputhje me standardet e demokracive të zhvilluara të BE-së për standard më të mirë jetësor për qytetarët tanë, që në fakt është qëllimi i këtij procesi dhe anëtarësimit në BE”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq në brifingun, me kërkesën për valorizimin e asaj që tashmë është arritur në pjesën e agjendës evropiane të reformave.

Shefi i diplomacisë Bujar Osmani thotë se ende nuk kemi arritur marrëveshje formale me Bullgarinë, as me shkrim, as me gojë, por se ende ka shpresë që kjo të ndodh.

“Për çdo problem ekzistojnë zgjidhje dhe pikërisht për ato edhe diskutojmë. Por, disa nga zgjidhjet nuk e kanë marrë konfirmimin e nevojshëm, prandaj për momentin nuk kemi asnjë marrëveshje me Bullgarinë, as me shkrim, as me gojë. Por, mendoj se ende ka shpresë, ka klimë politike për këtë që të ndodh, punuam mjaftë në këtë dhe mendoj se jemi në drejtim të duhur. Të gjithë faktorët politik në vend jemi në anën e njëjtë. Për shembull të dielën deri në orët e para të mëngjesit negociuam dhe biseduam me palën bullgare dhe për këtë i informova edhe kryeministrin edhe presidentin e shtetit, të gjithë jemi në linjën e njëjtë”, deklaroi Osmani në një intervistë për TV 21.

Kryeministri bullgar Kirill Petkov gjatë vizitës në Veliko Tërnovo dje deklaroi se nëse vendi i tij hyn në seri zgjedhjesh të reja, do të ishte katastrofike dhe humbje e kohës historike.

Zëvendëskryetari i GERB-it, Tomisllav Donçev, dje në konferencë për shtyp kumtoi se partia e tij do të iniciojë votim mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit bullgar Kiril Petkov. Votimi në Kuvendin e 47-të Popullor të Bullgarisë kundër kryeministrit Kiril Petkov, sipas Donçev, do të jetë për shkak të dështimit të politikës financiare. Ky kapitull në historinë e Bullgarisë do të jetë i turpshëm, e vetmja gjë që mund të bëjmë është ta mbajmë shkurt,” shtoi ai.

Sipas kushtetutës bullgare, për votimin e mosbesimit nevojiten nënshkrimet e të paktën një të pestës së deputetëve – 48. GERB, e cila ka 59 mandate, nuk do ta ketë problem t’i sigurojë ato, por për votimin e mosbesimit kërkohen 121 vota jnga gjithsej 240 deputetë, që do të thotë se partia e Bojko Borisovit do të duhet të sigurojë edhe 62 vota të tjera. Kjo do të kërkojë votat e të gjitha grupeve parlamentare jashtë koalicionit qeverisës – 34 nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri, 20 nga “Ka një popull të tillë” 13 nga “Ringjallja”, në mënyrë që katër grupet opozitare të kenë gjithsej 126 vota në parlamentin bullgar.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Janis Ikonomu në një konferencë të djeshme për shtyp tha se Athina shpresonte, dëshironte dhe do të punonte për të arritur atë që kishte thënë kryeministri Mictakis, që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e familjes evropiane deri në vitin 2033.

Kryeministri grek Kirjakos Micotakis, pas përfundimit të Samitit në Selanik të premten, si dhe në rubrikën e tij për Politiko, propozoi që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE deri në vitin 2033, me hapin e parë vendim për dy javë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Kryeministri shprehu synimin e qeverisë greke për të kontribuar në këtë drejtim. Ekzistojnë procedura dhe parakushte specifike që vendet kandidate duhet të plotësojnë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Shpresojmë, dëshirojmë dhe qeveria greke do të punojë në këtë drejtim, që ajo që tha kryeministri të arrihet deri në vitin 2033, tha Ikonomu.

Ndërkohë, Komisioni Evropian do të rekomandojë që Ukraina të marrë status zyrtar të vendit kandidat për anëtarësim në BE, njofton portali nga Brukseli “Politiko” duke iu referuar disa burimeve të paemëruara diplomatike. Eurokomisarët kanë biseduar për këtë çështje gjatë ditës së djeshme, pas vizitës së papritur të shefes së KE-së, Ursulla fon der Lajen, të shtunën në Ukrianë.

Persona zyrtarë dhe diplomatë në Bruksel megjithatë theksojnë se të paktën tre shtete-anëtare të BE-së janë kundër statusit të kandidatit për Ukrainën.

Lajmet e fundit

Presidentja Osmani takon Zelenskyn: Askush më mirë se populli i Kosovës s’e kupton dhimbjen e luftën e Ukrainës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar në Moldavi me homologun ukrainas Volodymyr Zelenski, të cilit i ka shprehur...

E kryer: Benzema largohet nga Real Madridi pas 14 vitesh, pritet njoftimi zyrtar

Real Madrid's Karim Benzema controls the ball during the Champions League final soccer match between Liverpool and Real...

Grubi: Koncepti i ri i ndërtimit me Bechtel & Enka është garancë e realizimit cilësor dhe më të shpejtë të Korridoreve 8 dhe 10-D

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ishte i pranishëm sot në vendin prej ky fillon ndërtimi i Korridorit 8. Grubi përmes...

Kendall Jenner merr vëmendjen me fustanin provokues në kuvertën e jahtit në Kanë – Telegrafi

Kendall Jenner bëri një shfaqje mjaft provokuese në një postim të ri në InstaStory të mërkurën. Modelja 27-vjeçare, e...
- Advertisement -

Heqja e 20 përqindëshit nga Kushtetuta/ Grubi: Do të ndodh kur t’i vijë koha

Nënkryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi, sot ishte pjesëmarrës në fillimin e punimeve për ndërtimin e Korridorit 8,...

Rrustemi: Korridori 8 po ndërtohet me koncept të ri infrastrukturor, më shpejtë dhe me korrektësi maksimale

Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi deklaroi sot nga terreni punues për Korridorin 8 se në...