Në shortin e Ligës së Konferencës, morrën pjesë 60 skuadra të ndara në 6 grupe me nga 10 skuadra.
Shkëndija, sfidën e parë do të zhvillojë në terrenin vendas, kundër Ararat Jerevanit nga Armenia, ndërsa Akademia Pandev, në transfertë, do të përballet me Legia Gdanjsk nga Polonia.
Ndërkohë tre skuadrat e Kosovës, në ndeshjet e para, do të jenë në transfertë. Kështu Drita takohet me Inter Turkun e Finlandës, Llapi sfidon Buduçnostin e Malit të Zi dhe GJilani përballet Liepajën e Letonisë.
Skuadrat nga Shqipëria, Laçi në terrenin vendas takohet me Iskrën e Malit të Zi dhe Partizani në transfertë do të takohet me Saburtalon e Gjeorgjisë.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 7 korrik, ndërsa ndeshjet kthyese janë më 14 korrik.