Kryetari Rama thotë se zhvendosja e “Sunny Hill” në Tiranë u bë për shkak të zvarritjeve të Qeverisë për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale

-


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë ditës së sotme (e enjte) ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur më shumë rreth zhvendosjes së “Sunny Hill” në Tiranë.

Rama theksoi që ky lajm është dëshpërues për Prishtinën, por edhe për gjithë Kosovën.

Ai tutje shton se festivali u zhvendos në Shqipëri për shkak të zvarritjeve të Qeverisë për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale.

Foto: Screenshot/YouTube

“Siç e keni kuptuar këto ditë Sunny Hill Festival nuk do të mbahet në Prishtinë, ky është një lajm dëshpërues për kryeqytetin si dhe për gjithë Kosovën. Sunny Hill Festival i takon Kosovës, i takon Prishtinës, të rinjëve dhe të rejave tona që me padurim e kanë pritur edicionin e sivjetëm”, u shpreh Rama.

“Arsyeja se përse ky festival është zhvendosur në Tiranë është kryekëput për shkak të zvarritjeve të Qeverisë, e cila pavarësisht që i gjithë procesi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për festivalin është bërë në pajtim të plotë me ligjin, institucionet qendrore vazhdimisht kanë tentuar të ndërhyjnë në kompetencat e Kuvendit Komunal dhe në kompetencat e kryetarit të komunës, ashtu siç e konfirmoi dje edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës”, ka thënë tutje ai.

“Për fat të keq për çështje të tilla që fare nuk duhet të politizohen janë bërë përpjekje që për poenë politikë të tentohet që vendimin ta rikthejnë në Kuvend kundër vullnetit të shumicës së asamblesë e cila përfaqëson vullnetin e sovranit në Prishtinë”, vazhdoi më tej Rama.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti në vazhdim thotë se zvarritja e Qeverisë i ka bërë dëm të madh artit, kulturës e po ashtu edhe ekonomisë së Prishtinës.

“Veprime të tilla për ne janë të papranueshme, kjo zvarritje e Qeverisë është e pafalshme dhe i ka bërë dëm të madha artit, kulturës, imazhit të vendit, rinisë sonë e po ashtu edhe ekonomisë së Prishtinës”, thotë Rama.

“Ftoj Qeverinë e Kosovës që të ndërmarrë veprime të nevojshme dhe të konfirmojë ligjshmërinë e vendimit të Kuvendit të Komunës. Ashtu siç është përcaktuar, kontrata parasheh nëse tri vjet me radhë festivali Sunny Hill nuk bëhet për çfarëdo aryse atëherë automatikisht prona i rikthehet Komunës së Prishtinës. Hapësira e dhënë në shfrytëzim gjatë gjithë vitit do të jetë Park Publik i hapur për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa Komuna e Prishtinës gjatë vitit do të ketë në dizpozicion 60 ditë për organizimin e festivaleve të tjera”.

Mes tjerash, kryetari i Prishtinës beson që në vitin tjetër “Sunny Hill” do të rikthehet sërish në shtëpinë e vet, Prishtinë.

“Kam besimin e plotë se festivali Sunny Hill nga viti tjetër e tutje do të jetë në shtëpinë e vet në Prishtinë, pra këtu edhe ku e ka vendin”, përfundon Rama. /Telegrafi/

Lajmet e fundit

Aleksandre Pato, për herë të tretë rikthehet te ish klubi i tij

Fans applaud as Orlando City forward Alexandre Pato stands on the pitch after an MLS soccer match against...

Tensionet në veri, deputeti gjerman: Kosova po zbaton të drejtat në territorin e saj

Tensionet në veri të Kosovës, kanë sjellë reagime të shumta të ndërkombëtarëve të cilët nuk i kursyen kritikat ndaj...

Lukashenko mohoi thashethemet për shëndetin, kundërshtari i tij: Është në gjendje kritike

Belarusian President Alexander Lukashenko. Photo: Sergei GUNEYEV/AFPPresidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko thuhet se është në gjendje kritike. Kjo...

Nita Latifi vjen me këngën e re “2 Gota” – Telegrafi

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Nita Latifi, ka lansuar sot (e shtunë) këngën e re. “2 gota” mban titullin projekti...
- Advertisement -

Muamed Sejdini: Duhet edhe më shumë punë

Federata e Futbollit të Maqedonisë sot zhvilloi Kuvendin e rregullt, në të cilën morri përkrahje të plotë nga UEFA...

Situata në veri, kongresmeni Torres del kundër Blinken: Kosova është aleat i palëkundur i SHBA

Situata në veri të Kosovës është kthyer në temë diskutimi si në “tryezën” e BE ashtu edhe në atë...