Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani ka dhënë komentet e tij pas shortit të Ligës së Konferencës, pas së cilës Gjilani do të përballet me skuadrën e Liepaja.
“Një kundërshtar i respektuar në këtë fazë të garës. Kemi filluar mbledhjen e informacioneve për kundërshtarin edhe pse kemi pak njohuri, pasi që kemi parë ndeshjen me Strugën në edicionin e kaluar.
Do përgatitemi sa më mirë për këto dy ndeshje dhe presim që të kalojmë këtë rund të garës, pasi që qëllimi është të kualifikohemi sa më larg”, shtoi trajneri i Gjilanit.
Gjilani shkon në këto gara pas një sezoni relativisht të mirë në Superligën e Kosovës, por me një trajner tjetër në krye.