Forcat pro-ruse me VMR0-në nëpërmes protestave tentojnë destabilizimin e RMV-së!?

Kryetari i Partisë si motër me partinë e Vlladimir Putinit në Maqedoninë e Veriut, Janko Baçev në katër vjetorin e marrëveshjes së Prespës ka promovuar librin me përmbajtje kundër kësaj marrëveshje dhe me shembuj se si kjo marrëveshje duhet prishur.

Ai në një prononcim për indeks ka thënë se kjo marrëveshje është e dëmshme për Maqedoninë dhe se e njëjta ka për qëllim zhdukjen e gjithçkaje që është maqedonase.

“Lëndë e hulumtimit në këtë libër janë mekanizmat juridikë dhe procedura se si të prishet Marrëveshja e Prespës me të cilin e dijmë se na u ndërrua emri, identiteti, historia dhe traditat e popullit të Maqedonisë. Një temë interesante e cila mund të them që ende është e nxehtë dhe ende paraqet kontraversitet një pjesë duke përfshirë qeverinë, mentorët e saj të jashtëm, ambasadat e mbështesin, kurse në anën tjetër pjesa më e madhe e qytetarëve maqedonas nuk e pranojnë dhe vlerësojnë si një nga tradhtitë më të mëdha në historinë e Maqedonisë, sepse me të fshihet gjithçka që është maqedonase”, tha Baçev.

Ai shtoi se mbështesin protestën e nesërme të paralajmëruar nga VMRO-DPMNE-ja.

“Besoj që Qeveritë e ardhshme, cila do qoftë ajo, do të marrë guximin për ta prishur marrëveshjen. Ne përgjithësisht i përkrahim të gjitha protestat  që janë kundër kësaj qeverie, e cila është instaluar nga qendrat e huaja me qëllim zhdukjen e gjithçkaje maqedonase, në këtë aspekt mbështesim të gjitha protestat”.