Skandalet e Adelina Tahirit nuk kanë të sosur sonte. Përpos videove ku u pa duke kënduar himnin e VMRO-së në protestën e organizuar nga partia e Mickoskit i cili në fjalimin e tij ofendoi popullin shqiptarë dhe kryeministrin e shtetit Edi Ramën, këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto në insta-story ku shihet në krah të liderit të VMRO-së Hristian Mickoski, i cili në protestën e sotme u ndihmua edhe nga forca të dyshimta pro-ruse.
Këtij skandali i ka paraprirë një skandal tjetër një ditë përpara në të cilën Adelina kishte folur kundër shqiptarëve.