Ganiu: Po asfaltojmë krahun e rrugës “Seravë”, në sipërfaqe prej 820m2

 

Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se po asfaltohet tërësisht krahu rrugur prej 820m2 në rrugën “Seravë”.

“Ekipet tona të punës kanë vazhduar me aktivitetet e shumta për asfaltimin dhe rikonstruimin e rrugëve dhe rrugicave në pjesë të ndryshme të Komunës së Çairit. Ndërsa për momentin po asfaltojmë krahun e rrugës “Seravë” , në sipërfaqe prej 820 m2”, deklaroi Ganiu.