Arifi “fajson” Selën për “vdekjen” politike të ASH-së

Ish anëtari i kryesisë Qendrore nga Aleanca për Shqiptarët, Latif Arifi i larguar nga partia vetëm pse kundërshtoi kreun e partisë, Ziadin Sela ka reaguar për zgjedhjen e kryetarëve të degëve të ASH-së proces që opozitarja e ka bërë këtë fundjavë, njofton indeks.mk

Arifi ka akuzuar Selën për zvogëlim të partisë në të gjitha aspektet, si ato numerike, morale, historike dhe në kauzë.

Reagimi i plotë:

I shtirë nga vlimet e ditëve të fundit brenda strkturave të Aleancës për Shqiptarët , e sidomos me procesin e filluar të përzgjedhjes së kryetarëve të degëve të kësaj partie , pas heshtjes sime disamujore sikur e ndjej të nevojshme, pas atij vendimi diskutabil të Kongresit që rizgjodhi kryetarin Sela në kundërshtim të plotë me statusin e partisë për së treti herë, sidomos edhe edhe pas këkesës së shumë miqëve të mij, aktivist të dalluar të Aleancës për Shqiptarët që nga themelimi i saj e që me procesin e fundit zgjedhor të strukturave partiake të cilët ndjehen të lënduar dhe të anashkaluar jo vetëm nga vendimet skandaloze të përzgjedhjes, por të tërë procesin skandaloz të ideuar të përzgjedhjes së kandidatëve nga i ashtuquajtur komision i përbërë nga vetë Ziadin Sela dhe dy kukullat përreth tij, të zgjedhura poashtu në mënyrë arbitrare nga vetë Sela.

Pra, nisur nga kjo që përmendëm më lart, ska se si të mos konstatojmë se një proces i filluar mbrapsht, patjetër se nuk mund të përfundojë mbarë, për më tepër kur ky proces nuk ka asgjë të përbashkët me zgjedhjet, reformimin apo organizimin e Aleancës për Shqiptarët, po ky proces në tërësinë e tij bazohet mbi emrime arbitrare të individëve të pëlqyer nga kryetari jolegjitim Ziadin Sela dhe kukullat servile rreth tij.

Përtej propagandës, manipulimit të opinionit, deformimit të realitetit, se gjoja procesi është demokratik, mospërfshirja dhe përjashtimi nga ky proces i anëtarëve të cilët mendojnë ndryshe, shumë figurave të dalluara që kanë mbartur edhe poste të larta partiake,përfshirë edhe nënkryetarët e parë të partisë, kryetarë të degëve që nuk figurojnë në struktura partiake, duket se pashmangshëm po rezulton vetëm me përçarje , tkurrje dhe ka vetëm një qëllim uzurpimin me çdo kusht të partisë, proces ky i filluar para kongresit. Zgjedhjet e tilla me nxitim, me frymë përjashtuese dhe me mentalitet totalitar do ta thellojnë edhe më shumë padëgjueshmërin, bile edhe përçarjen brenda Aleancës për Shqiptarët.

E vërteta e hidhur për mua dhe për shumë prej jush miq të mi në Aleancën për Shqiptarët, aktivistë e punëtorë të palodhur që u bëmë bashkë për një kauzë të lirisë , barazisë , drejtësisë,me të vetmin qëllim të sjelljes së ndryshimit dhe në këto hapsira në Maqedoni, nuk ndodhi dhe ja ku jemi në një situatë tejet të vështirë ku pakënaqësitë brenda Aleancës për Shqiptarët shtohen për çdo ditë , pas çdo dështimi dhe çdo humbjeje.

Egoizmi i Ziadin Selës në fillim krijoi shqetësimin jo vetëm timin por edhe të aktivistit , ndërsa më vonë natyrshëm ky shqetësim u shëndrua në brengë dhe revoltë. E kur këto brenga dhe revolta ia përcollën në sy , jo vetëm që nuk u përfillën , por ne që ishim bartës të këtyre brengave u anatemuam dhe u sulmuam pamëshirshëm , me mjete dhe metoda nga më të ulëtat , metoda këto që i kemi parë vite më parë, kur edhe e filluam Lëvizjen për Reforma.

Sidoqoftë , strategjia idioteske e Ziadin Selës duke u vënë në garë me vetveten dhe duke anashkaluar mendimin ndryshe në parti, me zgjedhje arbitrare e bën atë edhe një herë lider të paaftë dhe me një mungesë të thellë vizioni për të udhëhequr jo vetëm Aleancën për Shqiptarët por edhe opozitën në përgjithësi. Një Ziadin Selë që nga pozicioni i gati fituesit , ta bjerë punën që luftën politike ta zhvillojë për të qenë i dyti në opozitë.

Prandaj,një parti që lufton për tu bërë e dyta, është gati një parti e vdekur. Këtë di më së miri ta bëjë vetëm Ziadin Sela , ta zvogëloj partinë jo vetëm në numra , por edhe në moral, në kauzë dhe në histori…

Të gjithë e kuptojmë dhe e ndjejmë nevojën e Aleancës pë ndryshim e për fitore dhe me të drejtë ndjehemi të dëshpruar pa përjashtim kur mendojmë se nuk do të fitojmë dot kurrë, vetëm Ziadin Sela nuk është duke e kuptuar dhe duke e ndjerë.
Të gjithë kanë humbur besimin tek ai , vetëm ai nuk është duke e kuptuar.

Të dashur miq, dhe ju të rrespektuar anëtarë të sinqertë të Alencës për Shqiptarët, ju mund të jeni të dëshpruar, të painteresuar, mbase ka edhe nga ata që ende mund të besojnë se me këto zgjedhje partiake bëhet historia, por realiteti është se Aleanca për Shqiptarët gjendet në prag të shpërbërjes përfundimtare.

Poashtu unë e di dhe i mirëkuptojë disa anëtarë të rinjë e të vjetër , që nuk shqetësohen nga kjo situatë, bile edhe janë të kënaqur me një cop posti partiak , sado i vogël që ua ka ndarë Ziadin sela,por fati i i Aleancës dhe i gjithë neve që besuam në të është i paqartë.

Prandaj, për të satën herë e përsëris se për të dalur nga kjo situatë ka vetëm një mundësi, DORËHEQJA e Ziadin Selës dhe kukullave rreth tij , për të shpëtuar partinë dhe opozitarizmin, sepse ai tashmë është konsumuar dhe ka humbur besimin jo vetëm të atyre që besuan në këtë kauzë por edhe të mijëra shqiptarëv tjerë që patën sado pak shpresë te ndryshimi.