Galliani: Kam qarë pa pushim, pasi Monza u ngjit në Seria A


Ish-drejtuesi legjendar i Milan-it, Adriano Galliani, tani administratori i deleguar i Monza-s, ka dhënë një intervistë të për të të përditshmen italiane Corriere della Sera. Ai ka folur në veçanti për emocionet e përjetuara për ngjitjen e klubit në kategorinë më të lartë të futbollit italian dhe mbi të gjitha për realizimin e ëndrrës së nënës së tij.

“Pas 110 vitesh realizova ëndrrën e nënës sime Annamaria: të sillja Monza-n në Serinë A. Dhe qava pa pushim. Në moshën 5 vjeçare mamaja ime më çoi për herë të parë në stadium: në fëmijëri thashë se kur të rritesha do të bëhesha president i Monzas, dhe kështu u bë.

Kam pasur fat të madh në jetën time: duke qenë numri dy, por i Silvio Berluskoni-t. Kam empati të madhe dhe admirim të madh për presidentin.

Të qenit numri dy i tij është e përkryer për psikikën time dhe më gjallëron. Ne kemi fituar 29 trofe nga 48 gjithsej te Milan që nga viti 1899. Dhe tani kemi fituar Serinë C dhe B me Monza-n”. Dhe pas Monza-s: “Kjo sfidë me Monza-n, për të cituar një film është The Last Dance”.