Momentet më të vështira në jetën e Albanit: Nëna e sëmurë, Miriami shtatzënë dhe vëllai në koma

-


Alban Skënderaj ka rrëfyer si rrallëherë disa nga momentet më të vështira të jetës së tij, jashtë kornizës ku ne e shohim si një artist të suksesshëm.

Në një intervistë ndryshe sonte në “A Live Night”, kantautori ka thënë se momenti kur mori vesh se nëna e tij vuante nga një sëmundje të pashërueshme, ishte momenti më i vështirë i jetës së tij.

Në të njëjtën kohë, ai mësoi se edhe Miriami ishte shtatzënë, por nuk mbaron me kaq. Pas një muaji vëllai i vogël i Albanit, pësoi aksident të rëndë, për pasojë qëndroi tri javë në koma.

(Foto: Instagram/albanskenderaj)

Siç transmeton Top Channel, Albani ka rrëfyer se i përballoi në të njëjtën kohë këto tri ngjarje me dy emocione të kundërta dhe për të ishte shumë e vështirë.

“Momenti më i vështirë është patjetër kur mora vesh që mami ishte sëmurë nga sëmundje e pashërueshme. Mora vesh që Miriami ishte shtatzënë, priste një fëmijë gjëja më e bukur e jetës time, pas dy muajsh mora vesh sëmundjen e mamit, drama më e madhe e jetës time”.

(Foto: Instagram/albanskenderaj)

“Të gjithë përballemi me drama në jetë, herët apo vonë. Pas një muaji, vëllai im i vogël që unë jam shumë i lidhur, pëson një aksident shumë të rëndë, dy-tre javë në koma”.

“Miriami ishte gati për të lindur, mami nuk ishte mirë po trajtohej dhe vëllai në koma. Gjithçka mund të na sjellë kjo jetë dhe duhet të jemi gati, por ai ishte moment i jashtëzakonshëm”.

“Dy emocione aq të kundërta. Miriami në muajin e tetë, vëllai në shtrat, mami në gjendje shumë të rënde dhe unë po i ndiqja që të tre. Mbaj mend që ka qenë shumë e vështirë”, ka rrëfyer këngëtari.

(Foto: Instagram/albanskenderaj)

Lajmet e fundit

Shpërthim në kufirin që bashkon Bjellorusinë, Rusinë dhe Ukrainën

Ushtarët rusë kanë hedhur në erë ditën e djeshme një rrugë që lidh qytetin ukrainas të Chernihiv me Bryansk...

Luana tërheqëse me kostum larjeje – Telegrafi

Luana Vjollca është në mesin e bukurosheve më atraktive të ekranit shqiptar. Moderatorja është e njohur për formën mbresëlënëse...

Ançeloti refuzon Brazilin dhe vazhdon edhe një vit me Real Madridin

Real Madrid's head coach Carlo Ancelotti celebrates winning the Champions League final soccer match between Liverpool and Real...

Protestat në veri, lëndohet një polic dhe dëmtohen tri automjete të Policisë – Telegrafi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor ka marrë lëndime nga sulmet e protestuesve në...
- Advertisement -

Shokon Prigozhin: Të hetohen krimet nga zyrtarët rusë në Ukrainë

Mercenari rus, Yevgeny Prigozhin, tha se u kishte kërkuar prokurorëve të hetonin nëse zyrtarë të lartë të mbrojtjes ruse...

Milani përgatit kontratë afatgjate për Majk Manjan-in

AC Milan's goalkeeper Mike Maignan saves a ball during the Champions League group E soccer match between RB...