Si po dështon ASH-ja e Selës, 15 aktivist në oda si në kohë të vjetra zgjedhin kryetar dege!?

ASH-ja e Ziadin Selës gjithnjë e më shumë po shkon drejt dështimit dhe zhdukjes dhe gjithë kjo falë politikave që po udhëheq vet kreu i partisë me njerëzit përrreth.

Kështu, në Çuçer Sandevë 15 persona mbrëmë kanë zgjedhur kryetarin e degës, që në fakt është dështim total.

Rexhail Mahmudi, është zgjedhur Kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët dega Çuçer Sandevë.
Ai u votua nga shumica e kuvendarëve në mbledhjen e Kuvendit të degës e mbikqyri deputeti Abdulla Saliu.