Ali Ahmeti: Vuçiç nuk ndihej mirë në Ohër, duhet një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë

-

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka prezantuar sot në Prishtinë librin e tij, “Përplasja e Madhe”. Të pranishëm në promovim ishin kryeministri Edi Rama dhe kreu i BDI, Ali Ahmeti.

Gjatë fjalës së tij, Ahmeti tha se ka ardhur momenti që Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë  një marrëveshje historike. Ai u ndal tek samiti i “Open Balkan”, ku tha se Aleksandër Vuçiç nuk ndihej mirë mes tre shqiptarëve. Sakaq, nismën Ahmeti thotë nuk është imponuese.

“Putini nuk është i sëmurë. Ai ka doktrinë cariste. Ai ka platformë për të realizuar ideologjinë e madhe. Nuk e  ndjente veten mirë Vuçiç se tre me një ishim. Dhe aty shumë hapur u diskutua. Midis nesh dhe serbëve ka ngjarje e ngjarje dhe nuk është temë e lehtë për tu folur. Por këtu edhe në libër është ngritur. Duhet marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë. Problemi nuk është vetëm i Kosovës. Duhet bërë pajtimi i të gjithë shqiptarëve. Unë kam 20 vite që flas për pajtimin, ose të bëhet luftë dhe ti vendosim në peshore. Iniciativa Ballkani i Hapur nuk është imponuese”, u shpreh ai.

Lajmet e fundit

Aleksandre Pato, për herë të tretë rikthehet te ish klubi i tij

Fans applaud as Orlando City forward Alexandre Pato stands on the pitch after an MLS soccer match against...

Tensionet në veri, deputeti gjerman: Kosova po zbaton të drejtat në territorin e saj

Tensionet në veri të Kosovës, kanë sjellë reagime të shumta të ndërkombëtarëve të cilët nuk i kursyen kritikat ndaj...

Lukashenko mohoi thashethemet për shëndetin, kundërshtari i tij: Është në gjendje kritike

Belarusian President Alexander Lukashenko. Photo: Sergei GUNEYEV/AFPPresidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko thuhet se është në gjendje kritike. Kjo...

Nita Latifi vjen me këngën e re “2 Gota” – Telegrafi

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Nita Latifi, ka lansuar sot (e shtunë) këngën e re. “2 gota” mban titullin projekti...
- Advertisement -

Muamed Sejdini: Duhet edhe më shumë punë

Federata e Futbollit të Maqedonisë sot zhvilloi Kuvendin e rregullt, në të cilën morri përkrahje të plotë nga UEFA...

Situata në veri, kongresmeni Torres del kundër Blinken: Kosova është aleat i palëkundur i SHBA

Situata në veri të Kosovës është kthyer në temë diskutimi si në “tryezën” e BE ashtu edhe në atë...