VMRO-DPMNE duhet të distancohet nga ikonografia ruse dhe elementët prorusë në radhët e saj, nëse dëshiron të pozicionohet si opsion legjitim pro-evropian i së djathtës në Maqedoni, thotë analisti politik Besim Nebiu në një prononcim për “Sloboden Pecat”, duke komentuar protestën e fundit anti-qeveritare të opozitës VMRO-DPMNE në të cilën ishte valëvitur një flamur rus.
Megjithatë shton se nuk është hera e parë që mesazhe dhe simbole pro-ruse shfaqen në tubimet e VMRO-së.
“Nuk është hera e parë që në mitingjet e tyre shfaqen ikonografi dhe slogane ruse dhe antiperëndimore, por pas fillimit të luftës në Ukrainë, Evropa ka ndryshuar tektonikisht, e bashkë me të edhe këndvështrimi i simboleve dhe mesazheve të tilla. “Simbolet pro-ruse nuk mund të jenë pro-evropiane në të njëjtën kohë, dhe çdo parti që aspiron ta çojë vendin drejt integrimit në BE, siç pretendon VMRO-DPMNE, duhet të ketë një politikë të tolerancës zero për elementët dhe simpatizantët pro-rusë në të. Natyrisht që këto janë dilema strategjike të VMRO-së për momentin, por lëvizjet e tyre janë nën vëzhgim në rritje nga bashkësia ndërkombëtare dhe publiku dhe partia do të duhet të bëjë një vijë më të qartë në lidhje me identitetin e saj politik dhe angazhimet strategjike”, tha ai.