“Putini ka doktrinë Rusinë Cariste”, kështu tha kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dje në Prishtinë gjatë promovimit të librit të botuar nga nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, raporton indeks.mk
Ai tha se Putini nuk është i sëmurë por se ka doktrinë. Shtoi se këtë mirë e ka spjeguar Hoxhaj në librin e tij.
“Putini ka platform, se si ta realizojë ëndrën e madhe, ka bashkëpunëtorë. Ka ekipe. Aleksandar Dogin nuk erdhi në Maqedoni vetëm për një manifestim. Ai erdhi dhe morri pjesë në themelimin e partisë pro-ruse që sot funksionon në Maqedoni e cila të shtunën morri pjesë në organizimin e protestave me flamuj të rusisë”, tha mes tjerash Ahmeti
Ai pohoi se Rusia ka lënë gjithkund vatrat të cilat sipas Ahmetit angazhohen dhe veprojnë në moment të caktuara.
“Qartë shihet se Ukraina është pjesa më nevralzike për Rusinë. Sepse me Ukrainën Rusia bëhet perandori, pa Ukrainën, Rusia është shtet”, deklaroi Ahmeti./indeks.mk/