Komisioni për financa sot vazhdon debatin për ribalancin e buxhetit

Komisioni kuvendor për Financa dhe Buxhet sot në ora 11:00 do të vazhdojë me debatin amendamentues për ribalancin e Buxhetit, në kuadër të seancës së 38-të.

Komisioni deri më tani ka debatuar për pesë amendamente të opozitës, të cilat u refuzuan nga shumica parlamentare.

Janë dorëzuar gjithsej 204 amendamente, nga të cilat mbi 170 nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE, 28 nga Aleanca e Shqiptarëve dhe dy nga shumica parlamentare.

Dje më së shumti debat ka shkaktuar debati i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, i paraqitur nga VMRO-DPMNE, për rritje lineare të pagave në sektorin publik prej 2806 denarë, i cili është refuzuar nga shumica.

Në tre ditët e kaluara të debatit të komisionit për ribalancin e buxhetit, deputetët e opozitës dhe të qeverisë kishin qëndrime të kundërta. Për opozitën, ribalanci është dëshmi se ekonomia është e rrënuar dhe se varfëria po rritet vazhdimisht. Nga ana tjetër, deputetët e qeverisë thanë se me ribalancin kursehen mjete serioze që do të përdoren për ndihmë të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe ekonominë.

Me ribalancin e Buxhetit, të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 245,8 miliardë denarë dhe janë rreth 6,9 miliardë denarë ose 2,9 për qind më të larta se parashikimet fillestare të buxhetit. Shuma e gjithsej shpenzimeve është 288,5 miliardë denarë ose rreth 161,1 miliardë denarë (5,9 për qind) më shumë se parashikimet fillestare me planin për vitin 2022.

Shpenzimet kapitale janë planifikuar në nivelin prej 32,2 miliardë denarë dhe janë rreth gjashtë miliardë denarë më të ulëta se plani për vitin 2022, por qeveria paralajmëron se do të vazhdojnë projektet për ndërtimin e rrugëve, hekurudhave, gazsjellësit. Rritja ekonomike është planifikuar të jetë 3,2 për qind, inflacioni të arrijë 2 për qind, ndërsa deficiti 42,7 miliardë denarë.