Për më pak se gjashtë muaj nga Lojrat Olimpike në Tokio, sportistët nga Maqedonia do të garojnë në Lojrat Mesdhetare, të cilat nga 25 qershor e deri më 5 korrik do të zhvillohet në Oran në Algjeri. Maqedonia do të përfaqësojnë 77 sportist në 10 sporte.
Vladimir Bogoevski, drejtor sportiv i KOM
“Lojrat Mesdhetare janë të rëndësishme dhe në të cilat sportistët tanë , një numër I madh prej tyre, do të ketë një gjasë që të shohin dhe të matin forcat me sportistët e tjerë nga nga vende të tjera dhe shtetet e mëdha sportive , të cilëtnë kushte normale, nuk do të kishin një mundësi të tillë.”
Në Lojrat e fundit Mesdhetare, në Taragona të Spanjës, ekspedita e Maqedonisë u kthye me 6 medalje, ndërsa tani synohet që të shtohet ky numër. Ylli kryesor i Maqedonisë është Dejan Goergievski, fitues i medaljes së argjendit në “Tokio 2020”, në sportin e taekvondos.
Dejan Georgievski, Taekvondo
“Në Taragona të Spanjës, fitova medaljen e argjendit dhe tani do të kërkojë atë të arrit….Shpresojë se atje do të arkëtojmë më shumë medalje, jo vetëm nga taekvondo. Herën e fundit arkëtuam 6 medalje, ndërsa tani shpresojmë që të fitojmë më shumë se 10 medalje.”
Fati Vejseli, Mundje
“Kjo është pjesëmarrja e parë për mua në Lojrat Mesdhetare. Shpresojë të arkëtojë medalje dhe të gjithë sportistëve u dëshirojë suksese.”
Kujtojmë se në qyetetin Oran të Algjerisë, do të garojnë 3.390 sportist, ndërsa Maqedonia do të ketë përfaqësues në sportet e hendbollit dhe volejbollit, në dy konkurencat, dhe poashtu edhe në taekvondo, xhudo, karate, mundje, not, qitje me pushkë, atletikë dhe skermë.