Pavarësisht ndarjes, Kim Kardashian pranon se Kanye West e ndihmoi të krijonte linjën e re të produkteve të bukurisë

-


Kim Kardashian dhe Kanye West mund të mos jenë më të martuar, por ata janë ende partnerë në biznes.

Për të shënuar lansimin e linjës së saj të kujdesit të lëkurës “Skkn by Kim” të martën (21 qershor) ylli televiziv shkoi në Instagram për të ndarë një vështrim nga brenda në fillimet e markës, duke zbuluar se ajo nuk mund ta bënte atë pa ish-in e saj.

“Procesi im krijues nuk do të kishte qenë i plotë – dhe unë gjithmonë i jap meritat atje ku duhet – pa Kanye”, tha Kardashian, 41, në postimin e saj.

Foto: Getty Images

“Ai solli ekipin e tij dhe më prezantoi me drejtorin kreativ Willo Perron dhe ne dolëm me emrin e ri. Kjo ishte në fakt ideja e tij, dhe format e paketimit ishin të tijat, madje edhe fonti që ai bëri – njësoj si Skims”, u shpreh Kim.

Produktet e reja të Kardashian vijnë në paketim të hijshme sferike dhe cilindrike në paletën neutrale të preferuar të saj dhe të West, pasi reperin 45-vjeçar – si një perfeksionist që mbikëqyr zhvillimin e procesit.

“Ju duhet të kishit parë grupin e parë të paketimit… Kanye hyri në dhomë dhe tha: ‘Nuk është kjo.’ Dhe ai kishte të drejtë. Paketimi është padyshim gjëja e tij”, kujtoi themeluesja e Skims.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Vitin e kaluar, Kardashian njoftoi se do të mbyllte të dyja faqet e saj të internetit të “KKW Beauty” dhe “KKW Fragrance” dhe do të riemëronte të dyja linjat, me shumë spekulime se ajo donte të fshinte “W” nga emrat e kompanive të saj mes divorcit të saj nga West, me të cilin ajo ka katër fëmijë.

Ylli u shpall ligjërisht beqare në mars dhe hoqi mbiemrin e saj të martesës nga llogaritë e saj në rrjetet sociale disa ditë pas vendimit.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Por një burim i afërt me Kardashian tha për Page Six verën e kaluar se Ye “ndihmoi në gjetjen e emrit të ri” për linjën e saj të produkteve të bukurisë, përveç ndihmës me paketimin dhe markën e produkteve.

Dhe në prill, ylli tha se arsyeja e vërtetë e riemërimit ishte thjeshtimi i perandorisë së saj dhe lehtësimi i blerjeve për fansat.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

“U ndjeva aq keq sa klienti duhej të shkonte nga KKW Beauty, më pas shkonte te KKW Skin, më pas shkonte te KKW Fragrance – këto janë kostot e transportit në tre faqe të ndryshme interneti. Dhe pastaj erdhi Skims. Kështu që unë doja një markë bukurie,”, kishte pranuar Kardashian.

Ndërkohë pas ndarjes me West, ajo tashmë ka vazhduar tutje me jetë private duke krijuar romancë të re me aktorin e humorit, Pete Davidson. /Telegrafi/

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Lajmet e fundit

Shpërthim në kufirin që bashkon Bjellorusinë, Rusinë dhe Ukrainën

Ushtarët rusë kanë hedhur në erë ditën e djeshme një rrugë që lidh qytetin ukrainas të Chernihiv me Bryansk...

Luana tërheqëse me kostum larjeje – Telegrafi

Luana Vjollca është në mesin e bukurosheve më atraktive të ekranit shqiptar. Moderatorja është e njohur për formën mbresëlënëse...

Ançeloti refuzon Brazilin dhe vazhdon edhe një vit me Real Madridin

Real Madrid's head coach Carlo Ancelotti celebrates winning the Champions League final soccer match between Liverpool and Real...

Protestat në veri, lëndohet një polic dhe dëmtohen tri automjete të Policisë – Telegrafi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor ka marrë lëndime nga sulmet e protestuesve në...
- Advertisement -

Shokon Prigozhin: Të hetohen krimet nga zyrtarët rusë në Ukrainë

Mercenari rus, Yevgeny Prigozhin, tha se u kishte kërkuar prokurorëve të hetonin nëse zyrtarë të lartë të mbrojtjes ruse...

Milani përgatit kontratë afatgjate për Majk Manjan-in

AC Milan's goalkeeper Mike Maignan saves a ball during the Champions League group E soccer match between RB...