“AS”: Ronaldo zbarkon te Bajerni, për zëvëndësuar Levandovskin


Zbulim i bujshem nga e përdithsmja “AS”, i cili bën emrin e Kristiano Ronaldos, si pasardhës i Robert Levandovskit (që ka marë ofertë prej 35 mln euro nga Barcelona).

Portugezi, dëshiron të largohet nga Man. Junajted në këtë afat kalimtar veror dhe do të ishte emri i madh i zgjedhur nga bavarezët për të kompensuar lamtumirën e mundshme të polakut. Bajern Munihu e di mjaft mirë se për të arritur te Ronaldo duhet që ai të ulë rrogën në të paktën 12 mln euro neto dhe për këtë arsye ka negociata dhe sondazhe me agjentin e tij, Horhe Mendes. Ronaldo dëshiron të luajë vetëm në Ligën e Kampionëve.

Mediat gjermane raportojnë se edhe pse dikur Bajern ka thënë se Ronaldo është plakur, duket se gjërat kanë ndryshuar.