Bullgari/ Deputetët i japin mandat këshillit të ministrave të pranojnë propozimin francez

Parlamenti bullgar me 170 vota pro, pranoi propozimin e Bullgarisë Demokratike për t’i dhënë mandat Këshillit të Ministrave për të pranuar propozimin e Presidencës franceze për Maqedoninë e Veriut, 20 deputet zgjodhën të abstenojnë kurse 37  votuan kundër këtij proopozimi.

Me vendimin, deputetët konfirmojnë qëndrimin se Bullgaria mund të mbështesë çdo hap të integrimit të Maqedonisë së Veriut – në kushtet e zbatimit efektiv të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017, duke garantuar të drejtat e bullgarëve në RMV, disponueshmërinë e garancive evropiane. për zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe RMV-së.