Nën kujdesin e veçantë të Zëvendëskryeministrit të parë të vendit, Artan Grubi, nesër (25.06.2022 – E Shtunë) me fillim në ora 20:30 do të mbahet spektakli kulturor “Shën Tereza – Shqiptarja e gjithë botës.
Ky program artistik në nder të figurës së nobelistes shqiptare nga Shkupi i ideuar nga producenti Sokol Guga, me një skenografi gjigande nga Bashkim Zahaj do të sjellë figura të shquara të kulturës, politikës, shkencës, diplomacisë aktuale nga rajoni e diaspora!