Florian Marku konfirmon, sfida e radhës do të jetë në Tiranë


Florian Marku do ta bëj ëndrrën e tij realitet për të zhvilluar një meç në vendlindjen e tij në Shqipëri dhe në stadiumin “Air Albania”.

Në një postim të vonshëm mbrëmë, Marku ka treguar se gjatë javës së ardhshme do të shpalos detaje për meçin e radhës, i cili do të zhvillohet në Tiranë.

“Javën tjetër do ju tregoj për ndeshjen e radhës në mes të Tiranës. Mezi e kam pritur një ndeshje pas kaq vitesh para publikut tim shqiptar”, ka shkruar Marku në faqen e tij zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’.

Dueli i fundit i Markut ishte ndaj Kris Xhenkins të cilin e mposhti me nokaut, derisa boksieri shqiptar gjithmonë ka shprehur dëshirën e tij për tu përballur me Amir Khan.