Kendall Jenner dhe Devin Booker u ndanë për shkak të fokusit në karrierë

-


Kendall Jenner dhe ylli i NBA-së, Devin Booker, të cilët sapo u ndanë pas dy vitesh së bashku, kishin ide të ndryshme dhe të dy janë të fokusuar në karrierën e tyre, sipas një burimi për Page Six.

“Derisa kujdesen akoma për njëri-tjetrin, Devin nuk do të propozonte martesë dhe prioriteti i tij është karriera”, thotë burimi. “Karriera e Kendall dominon gjithashtu jetën e saj”.

Booker, 25 vjeçar, është në Phoenix Suns, teksa ylli televiziv Jenner, 26 vjeçare, është e zënë me karrierën shumë të suksesshme në fushën e modelingut.

Devin Booker dhe Kendall Jenner (Foto: Getty Images)

Dyshja së fundmi morën pjesë bashkë në dasmën e Kourtney Kardashian dhe bateristit të Blink-182 Travis Barker në Itali. Pas kësaj, ata u panë në ditëlindjen e shoqes Jenner Anastasia “Stassie” Karanikolaou në Los Angeles.

Të njëjtit nisën takimet në pranverën e vitit 2020, por nuk e bënë lidhjen publike deri në Ditën e Shën Valentinit të vitit 2021 kur Jenner postoi një foto të saj dhe Booker duke u përqafuar.

“Pas dy vitesh ata vendosën të flisnin me njëri-tjetrin”, thotë burimi. “Dhe meqenëse ata nuk po ecnin përpara, ishte koha për të marrë një pushim, ndoshta përgjithmonë”.

Devin Booker dhe Kendall Jenner (Foto: Getty Images)

Entertainment Tonight fillimisht dha lajmin për ndarjen e tyre, me një burim tjetër që theksoi se çifti ‘ishin në rrugë të ndryshme’.

“Kendall është e rrethuar nga miqtë e saj më të ngushtë për momentin”.

Kendall Jenner (Foto: Getty Images)

Kendall më parë ishte në lidhje me yjet e NBA-së, Jordan Clarkson dhe sulmuesin e fuqishëm të Brooklyn Nets, Blake Griffin. /Telegrafi/

Lajmet e fundit

Përplasen dy trena në Indi, raportohet për shumë viktima

Shumë njerëz dyshohet se kanë vdekur në Indinë lindore pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat pas një përplasjeje...

Klubet me vlerën më të lartë në botë, kush mban kreun?!

Në këtë sezon nuk fitoi asnjë trofe, por Real Madrid ka se për çfarë të krenohet. “Los Blancos” janë...

Florim Asani nga gjenerata U18 e Shkëndijës po dëshmon talentët e rinjë të sportit që i ka Tetova

Mesfushori i fundit Florim Asani nga Tetova i cili për momentin po luan në gjeneratën U18 të klubit të...

Dashuri dhe festë për të voglin e yllit Liza

Dihet tashmë se ajo është një yll i muzikës atje ku jetoj por jo vetëm, por edhe një zonjë...
- Advertisement -

Edi Rama për Ali Ahmetin dhe babanë e Hashim Thaçit: Burra!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka komentuar vizitën e sotme të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në...

Kryeparlamentari Xhaferi në Vilnus takoi nënkryetaren e parë të Asamblesë nacionale franceze, Valeri Rabo

Kryetari Xhaferi sot, në margjinat e takimit në nivel të lartë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të...