Geret Bejll, gjen skuadrën e re pas largimit nga Reali


Geret Bejll, së fundmi u largua nga Real Madrid pas një aventure shumë vjeçare. Mediat raportojnë se ka gjetur një klub të ri shumë larg Europës. Nëhet fjalë për klubin amerikan nga Los Anxhelosi.

Bejll transferohet në Los Anxhelos si një transferim i lirë dhe do të largohet nga futbolli europian pas shumë vitesh, për të provuar një përvojë të re në Amerikë.

Këtë e ka konfirmuar gazetari Tom Bogert, i cili thotë se sipas burimeve të tij, Bejll është afër të finalizoj marrëveshjen me skuadrën amerikane. Uellsiani ka eksperiencë të madhe në futbollin europian, derisa me Real Madrid ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve, katër herë Kupën e Botës për klube, tre herë La Ligën dhe tre herë Kupën e Spanjës. /gazetametro.net