“Sport”: De Jong, te “Djajtë e Kuq” për 100 mln euro


Frenki De Jong, ashtu si shumica e lojtarëve, aktualisht është në pushime verore, dhe kur bëhet fjalë për të ardhmen e tij, ai ia lë gjithçka në dorë Barcelonës. Holandezi ka deklaruar publikisht se dëshiron të qëndrojë në Barcelonë, por ka lënë hapësirë ​​për t’u shitur, nëse klubi e sheh të nevojshme të reduktojë krizën financiare që vazhdojë ende në Barcelonë.

“Djajtë e Kuq”, janë klubi më i lidhur me De Jong dhe po përpiqen ta sjellin atë në radhët e tyre. Sipas të përditshmes katalanase “Sport”, Barcelona dhe Man. Junajted kanë arritur një marrëveshje për shumën e transferimit të holandezit De Jong.

Dyshohet se është rënë dakord për një shumë prej 80 milionë eurosh si fitim i sigurtë, por në kontratë do të kishte bonuse, në mënyrë që e gjithë marrëveshja të arrinte përfundimisht në 100 milionë euro. Iniciatori kryesor te Man. Junajted për të sjellë De Jongun është strategu i ri, Erik Ten Hag.