Samuel Umtiti përfundimisht do të ndahet nga Barcelona këtë verë, raportojnë mediat katalanase. Klubi prej dy vitesh po tenton të shesë francezin, i cili ka refuzuar kategorikisht të gjitha ofertat. Umtiti pranoi të ulë pagën e tij në janar, kur nënshkroi një kontratë të re me Barçën.
Megjithatë, gjatë gjithë sezonit ai regjistroi vetëm një ndeshje në La Liga, dhe tani është gati të ndryshojë ambient.
Sipas “L’Ekip”, Fiorentina po përgatit një ofertë për francezin 28-vjeçar dhe opsioni tjetër është ish-klubi i tij Olimpik Lion. Në “Camp Nou” janë gati ta lirojnë Umtitin pa dëmshpërblim, vetëm për t’i hequr rrogën, sepse ai ka kontratë deri në vitin 2026.